Albspirit

Media/News/Publishing

Modelja që u përball me racizmin

E përballur me racizëm
“Pantera e Zezë”, siç njihet bukuroshja, thotë se gjatë atyre viteve nuk do ta angazhonte asnjë dizajneri po të mos ishte kolegia dhe mikja e saj e madhe, Christy Turlington

Edhe pse sot është njëra nga manekinet më të famshme në botën e modelimit, Naomi Campbell thotë se nuk ishte aq e dëshiruar në pistat e modës gjatë fillimit të viteve të 90‘ta të shekullit të kaluar dhe atë për shkak të ngjyrës së lëkurës. Por kundër qasjes raciste i kishte ndihmuar një kolege e saj. “Pantera e Zezë”, siç njihet bukuroshja, thotë se gjatë atyre viteve nuk do ta angazhonte asnjë dizajneri po të mos ishte kolegia dhe mikja e saj e madhe, Christy Turlington.

“Vajzat me ngjyrë nuk ishin të dëshiruara në pistat e modës, por Christy refuzonte të paraqitej në revy mode pa mua. Kështu ajo e luftonte racizmin”, ka deklaruar Cambell. Ajo thotë se që nga fëmijëria e kishte kuptuar se si ishte të kishte lëkurën e zezë dhe se i duhej angazhim i dyfishtë për të arritur sukses. “Që nga fëmijëria e kam kuptuar se çfarë do të thotë të kesh lëkurë të errët. Është dashur të angazhohesha dy herë më shumë, të jem dy herë më e mirë se të tjerët”, ka shkruar Naomi në librin e saj autobiografik, i cili së shpejti del në shitje. Ajo ka deklaruar se është dashur të luftoj shumë për të fituar vendin në ballinën e revistës “Vogue”, pasi ajo fillimisht e kishte refuzuar.

Please follow and like us: