Sërfistja më e bukur në botë
Edhe pse nuk është në “top-10” sërfistet më të mira në botë, australiania Ellie-Jean Coffey është sërfistja më seksi dhe më e ndjekur në botë.
21 vjeçe, bjonde dhe simpatike, me një të kaluar si modele, ajo ka shëtitur plazhet më të bukura në botë në kërkim të dallgëve, jo vetëm për të garuar por edhe për të bërë sërf dhe mahnitur fansat me bukurinë e saj.
Ajo ka miliona fansat në rrjetet sociale dhe nuk harron asnjëherë t’i bëjë për vete me fotografitë që poston.
Në renditjen botërore ajo ndodhet në vendin e 23-të, por sërfistja bjonde, e konsideruar shpesh si një “sirenë deti”, pranon se kalon kohën më të madhe në ujë.
“Nuk më pëlqen kur të tjerët flasin për mua vetëm për fizikun. Dua që të shkruajnë edhe për rezultatet e mia si sportiste”, shprehet Coffey edhe pse kjo duket e vështirë për gazetarët, që preferojnë më shumë të botojnë fotot e saj në faqen e parë të kopertinave të revistave se sa të shkruajnë për rezultatet në garë.
Pavarësisht se nuk arrin rezultate shumë të mira në garë, ajo ka më shumë sponsorë se sa sërfistet që ndodhen në vendet e para të këtij sporti, transmeton Telesport. Ndaj dhe rivalët e saj shpesh e shohin me një sy tjetër, madje shumë prej tyre nuk e njohin.
“Nuk dua që rivalet e mira të më kritikojnë për fotot që shohin në revista, por të më vlerësojnë për atë që jap në një garë”, shprehet sërfistja Coffey, e cila shprehet se ndihet 100% sportiste dhe jo modele.
E megjithatë, fansat e saj vazhdojnë ta admirojnë për bukurinë se sa për rezultatet në sport.