Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetari i përgjigjet zyrtarit britanik: Në Shqipëri jetojnë me 5 $ në ditë

“Nëse ju doni të ndiqni shembullin e Shqipërisë, atëherë ju jeni një idiot”. Kështu hapet artikulli i gazetarit, Ian Birrel të tabloidit të mirënjohur ‘Daily Mail’. Fraza e tij i referohet deklaratës së bërë më herët nga Sekretari i Shtetit Britanik për Drejtësinë, Michael Gove, i cili tha se Britania duhet të dalë nga BE-ja dhe të ndjekë shembullin e Shqipërisë sa i përket marrëveshjeve ekonomike që vendi ynë ka firmosur me Bashkimin Europian. Birrel shkruan se krahasimi i bërë më herët nga zyrtari britanik është i pavënd pasi Shqipëria është një vend i varfër, ndërkohë që Britania bën pjesë në grupin e shteteve më të pasura të botës.

Nisur nga një koment i bërë nga Sekretari i Shtetit Britanik për Drejtësinë, Michael Gove, i cili tha se Britania duhet të dalë nga BE-ja dhe të ndjekë shembullin e Shqipërisë dhe të dalë nga Bashkimi Europian, gazetari i tabloidit të mirënjohur ‘Daily Mail’, Ian Birrell, ka udhëtuar drejt vendit tonë për të mësuar më shumë rreth ekonomisë.

Artikulli i publikuar prej tij niset me një ofendim më shumë se sa një kritikë kundrejt zyrtarit të Britanisë së Madhe.

Ian shpjegon se Shqipëria është një vend i varfër i Ballkanit, i cili ende po mundohet që t’i shpëtojë trashëgimisë së ashpër të komunizmit dhe si po përpiqet që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gazetari ka intervistuar edhe shumë personalitete të njohur të ekonomisë vendase, përfshirë shefin ekzekutiv të Qëndrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi.

Ky i fundit është shprehur se krahasimi i Shqipërisë me Britaninë është një shaka. Ai shton se vendi ynë është përgjegjës për vetëm 0.1 përqind të tregtisë europiane.

‘Jemi një koloni ekonomike që bazohet tek krahu i lirë i punës’ janë fjalët e ekspertit.

Birrel tregon edhe bashkëbisedimin e tij me një qytetar të quajtur Qemal, i cili po mundohej të shiste gomarin e tij për shkak se kishte mbetur pa para.

Gazetari e pyet qytetarin me banim në Gërdec në lidhje me mundësinë që Britania e Madhe të ndjekë shembullin e Shqipërisë.

Qytetari mbeti i shtangur nga kjo pyetje. “Ai më hodhi një vështrim sikur të isha i çmendur” shkruan Ian Barrel.

Në material theksohet gjithashtu se gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se pesë dollarë në ditë, gjë që përbën një një nivel më poshte se linja globale e varfërisë.

Gjithashtu, ai citon fraza të bëra nga investitorë të ndryshëm, të cilët shprehen se është më e thjesht të bësh biznes në Irak sesa në Shqipëri.

Ian Birrell in Albania for Brexit story Picture: Erion Mecaj/Demotix

3354811000000578-3555770-Michael_Gove_the_Justice_Secretary_indicated_last_week_that_Alba-m-40_1461457103186

Ian Birrell in Albania for Brexit story Picture: Erion Mecaj/Demotix

 

Please follow and like us: