Obama: Turqia një aleate e rëndësishme e NATO-s
Obama bëri të ditur se nga aspekti ushtarak duket e vështirë, por ai përkrahë formimin e zonave të sigurisë në Siri.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama duke rikujtuar se Turqia është aleate e NATO-s tha se “Me Ankaranë zyrtare jemi në kontakt të vazhdueshëm për gjetjen e një zgjidhjeje krizës së Sirisë”. Obama bëri të ditur se nga aspekti ushtarak duket e vështirë, por ai përkrahë formimin e zonave të sigurisë për vendosjen e armëpushimit dhe zgjidhjen politike në Siri. Obama, i cili në kuadër të turit të tij të vizitave në Evropë nga Anglia kaloi në Gjermani, pas takimit me Kancelaren gjermane, Angela Merkel në Hanover, organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp ku bëri deklarata të rëndësishme për çështjet ndërkombëtare. Duke e kritikuar regjimin e Esadit për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit në Siri, Obama në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me formimin e zonave të sigurisë me qëllim të mbrojtjes së civilëve u përgjigj me këto fjalë: “Nuk bëhet fjalë për të kundërshtuar formimin e zonave të sigurisë në territoret e Sirisë”. Obama tha se zyrtarët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes deri më sot disa herë deri më tani kanë marr në shqyrtim formimin e zonave të sigurisë në Siri, ndërsa shtoi se janë vërejtur vështirësitë ushtarake dhe vështirësitë e mundshme gjatë zbatimit. I rikujtuar nga ana e një gazetari se Kancelarja gjermane Angela Merkel përkrahë idenë e formimit të zonave të sigurisë për sirianët brenda Sirisë, Presidenti Obama tha se kjo do të mund të realizohet në kuadër të armëpushimit dhe zgjidhjes politike në vend. Duke rikujtuar se është duke e monitoruar nga afërt zhvillimet në Siri dhe krizën humanitare që jetohet në këtë vend, Presidenti Obama tha: “Ne kemi kontakte të vazhdueshme me Turqinë aleatin tonë të NATO-së për gjetjen e rrugëve të zgjidhjes së kësaj situate”. Presidenti i SHBA-së, gjatë vizitës së tij në Angli u prononcua për BBC-në angleze në lidhje me çështjen e Sirisë. Duke e cilësuar situatën në Siri si “jashtëzakonisht të ngatërruar dhe të dhimbshme”, Presidenti Obama ka thënë se problemet afatgjata në këtë vend nuk mund të zgjidhen vetëm me ndërhyrjen ushtarake. Ndërkaq Obama bëri edhe një rrëfim në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste DAESH. Obama, mandati i të cilit skadon në muajin nëntor, bëri të ditur se nuk beson që DAESH-i do të mund të mposhtet brenda kësaj kohe. Duke e bërë të ditur se kanë marr vendim për dërgimin e 250 personave shtesë nga stafi ushtarak në Siri, Presidenti Obama tha se personeli që do të dërgohet do të jetë përgjegjës për trajnimin e trupave ushtarake në luftën kundër DAESH-it.