Albspirit

Media/News/Publishing

Sharlatanët e nacionalizmit dhe rruga euro-atlantike

Image result for suzana tahiri
Suzana Tahiri
Në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, por edhe në vise të tjera të banuar mot-motit prej shqiptarësh, përveç formacioneve politike apo edhe ushtarake, që janë investuar për çështjen kombëtare, nuk kanë munguar edhe zërat nacionalistë.
Në mjediset e qytetëruara këto devijime apo sharlatanizma, pavarësisht se janë nisur për të kryer një mision të mirë, janë shndërruar në problem për vetë shoqëritë e tyre, por edhe për faktorin ndërkombëtar.
Megjithëse në rrudhje e sipër, zëra të tillë anti-zhvillim, anti-progres dhe thelbësisht kundër çështjes kombëtare, janë ende të pranishme dhe mashtrojnë ende dhjetra njerëz të besimeve të ndryshme dhe sidomos një aradhë të pashkolluarish dhe me formim të mangët.
Përkundër tyre dhe në interes të bashkimit mbarëshqiptar ka forca politike që janë orientuar drejt rrugës euro-atlantike, pra që të gjithë së bashku të jemi anëtarë të familjes europiane dhe përfshirje si komb dhe jo si shtete më vete në Aleancën e Atlantikut Verior, që është në fund të fundit dhe përmbushje e aspiratës sonë kombëtare.
Të rreshtuar në alencën më të madhe të paqes, të motivuar nga figura sipërore si Skënderbeu, Nënë Tereza apo Kadare, që i kanë dhënë shumë civilizimit botëror, shqiptarët do të jenë në rrugën e duhur duke braktisuar një orë e më parë pakicën që punon kundër interesave të tyre.
Please follow and like us: