Albspirit

Media/News/Publishing

Paris, Teatri “Bataclan” rinis shfaqjet në nëntor

Teatri “Bataclan” në Paris, ku 90 veta u vranë nga militantët e Shtetit Islamik në nëntor, ka dhënë hollësi për koncertet e para që do të zhvillohen aty pas rihapjes. Teatri nuk ka publikuar ende datën e saktë të hapjes, por punët e rikonstruksionit po vazhdojnë. Grupi menaxhues thotë se do që të ruajë ngrohtësinë dhe shpirtin festiv të “Bataclan”-it. Këngëtari britanik Pete Doherty dhe ylli senegalez Youssou N’Dour planifikohet të interpretojnë në nëntor. Grupi amerikan “Eagles of Death Metal” janë shprehur se duan të japin përsëri koncert aty. Ata ishin duke interpretuar në skenë kur ndodhi sulmi.
Please follow and like us: