Burg për ish – kreun e Dhomës Amerikane të Përfaqësuesëve

Ish – Kryetari i Dhomës Amerikane të Përfaqësuesëve, Dennis Hastert është dënuar me 15 muaj burg nga një gjykatë federale në Chicago për mashtrim fiskal. Gjykata e dënoi atë për pagesën e mbi 1 milionë dollarëve, që dyshohet se i ka përdorur për të fshehur një abuzim seksual të ndodhur gjatë viteve 1960 dhe 1970, me një të mitur. Ish – lideri republikan, dikur i dyti në radhë për presidencën amerikane, nuk mund të dënohej për akuzën e abuzimit seksual, për shkak se ka kaluar shumë kohë nga çështja. Për këtë arsye, Hastert u dënua vetëm për krimin financiar. Pavarësisht se akuza e abuzimit me të mitur, nuk mund të provohej, gjykatësi Thoas Durkin gjatë seancës, e quajti 74 – vjeçarin “ngacmues serial fëmijësh” dhe e dënoi gjthashtu me 2 vite lirie të mbikqyrur.