Albspirit

Media/News/Publishing

Çamët u dërguan në kampet e shfarosjes bashkë me hebrenjtë e Epirit

Çamët u dërguan në kampet e shfarosjes bashkë me hebrenjtë e Epirit

Nga Arben Llalla

Gjatë dërgimit nëpër kampet e shfarosjes të 1.725 hebrenjve të Epirit në mëngjesin 25 marsit 1944, kur trupat gjermane me ndihmën edhe të trupave të xhandarmërisë greke, batalioneve të Sigurimit grek të komanduar drejt e nga kryeministri kuisling, Joani Ralli u hipën me forcë nëpër kamionët e vdekjes dhe disa familje shqiptare nga Çamëria. Njëri nga këta ishte Nuri Zane nga Filati, i cili u dërgua bashkë me hebrenjtë e Janinës në fillim në kampin e Mat’hausen të Austrisë dhe më tej në Dakao të Gjermanisë.

Hyqmet Zane, djali i Nuriut thotë: “Babai im ishte njëri nga ata shumë çamë që u internuan në kampet e internimit si në Itali dhe në Gjermani. Por shumë çamë të tjerë u internuan ashtu si im atë si Hajri Fetahu, Osman Zenel Taka, Mezan Jonuzi, e plot të tjerë”.

2.2

Nuri Emin Zane pas lirimit nga kampet gjermane bashkë me çamë të tjerë u nisën për në shtëpitë e tyre në shtator të vitit 1945, por atje do i priste një tragjedi edhe më e madhe, masakrimi dhe përzënia e të afërmve nga shtëpitë e tyre, këtë herë jo nga gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre grekë, por nga ushtria greke EDES e komanduar nga Napoleon Zerva dhe Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos.2.2

Pas zbritjes në Athinë nga Gjermani, Nuri Emin Zane u kërkoi ushtarakëve grekë që ta dërgonin në Filat, por një ushtarak i lartë i kishte thënë se do ia priste këmbët me shpatë nëse kërkote të shkonte në Çamëri. Kështu, Nuri Zane përfundoi jo në shtëpinë e tij në Filat, por në kampet e refugjatëve në Gjirokastër. Pas disa viteve Nuri Emin Zane më 1964 dënohet me 6 vjet burg fill pas ekzekutimit të grupit armiqësor të çamëve të Teme dhe Taho Sejko, Tahir e Shaban Demit,  më 1961.

Nuri Emin Zane nga Filati i Çamërisë gjatë jetës së tij njohu tre persekutime, atë të nazistëve gjermanë që e internuan nëpër kampet e shfarosjes si antifashist, genocidin grek me akuzën si bashkëpunëtor i gjermanëve dhe burgosjen nga sistemi komunist i Shqipërisë si armik i shtetit.

Historia e Nuri Zanes është vetëm një copëz e historisë tragjike të shqiptarëve të Çamërisë, të cilët prej dhjetëra vitesh duruan mbi kurrizin e tyre vuajtjet, masakrimet, burgosjet si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.

Nuri Zane, Moisiu

Historia tragjike e shqiptarëve të Çamërisë lidhet ngushtë me historinë tragjike të hebrenjve të Epirit, të cilët këto dy komunitete tashmë u janë sekuestruar nga shtetit grek pasuritë, nuk u njihet e drejta e rikthimit të shtetësisë së tyre greke. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Greqia doli e fituar, sepse bëri spastrimet etnike duke përzënë me dhunë minoritetet shqiptare, hebre, bullgare dhe sllave.

Please follow and like us: