Albspirit

Media/News/Publishing

Clinton: Meshkujt duhet të paguajnë në takimin e parë 

Hillary Clinton mendon se meshkujt janë ata që duhet të paguajnë në një takim

Kandidatja për presidente në SHBA, Hillary Clinton, ka folur në revistën Cosmopolitan.com mbi takimet e komplikuara të dashurisë. Diplomate si gjithmonë, pyetjes se kush duhet të paguajë në një takim sipas saj, Clinton i jep një përgjigje të shkurtër me të cilën përmbyll mendimin e saj: Unë e di se shumë njerëz sot ashtu si edhe unë dikur e ndajnë faturën dhe secili paguan pjesën e tij, por unë mendoj se duhet të jesh vigjilent ndaj ndjenjave të personit tjetër. Nuk mendoj se ka ndonjë rregull të prerë për këtë gjë, por zonja ja ku e keni lejen zyrtare feministe të bëni çfarë ju pëlqen juve dhe pse jo lëreni mashkullin të paguajë ndonjëherë, ka thënë Clinton.

Please follow and like us: