Dorëhiqet shefi i agjencisë gjermane të spiunazhit

Shefi i Agjencisë së Zbulimit në Gjermani, Gerhard Schindler, ka dhënë dorëheqje, dy vjet përpara përfundimit të mandatit.
Arsyet për largimin e tij nuk janë të qarta, por ai ka qenë në shënjestër të kritikave prejse është bërë e ditur se agjencia e tij ka spiunuar për Agjencinë për Siguri Kombëtare të SHBA-së. Schindler do të zëvendësohet nga zyrtari i Ministrisë së Financave, Bruno Kahl. “Na duhet një fillim i ri”, ka thënë një zyrtar që heton aferën e spiunimit për agjencinë amerikane. Agjencitë europiane të zbulimit, në përgjithësi, janë nën presion pas sulmeve terroriste në Bruksel më 22 mars dhe në Paris më 13 nëntor.