Albspirit

Media/News/Publishing

Ndihma ushtarake për Izraelin/SHBA drejt miratimit të paketës më të madhe në historinë e vet

Marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Telavivit zyrtar nuk janë në ditët e veta më të mira, por kjo nuk pengon që shteti i vogël në Lindjen e Mesme, të përfitojë një ndihmë të madhe nga SHBA.”Time of Izrael” raporton se SHBA po planifikojnë rritjen e ndihmës ushtarake vjetore për Izraelin duke shkuar në një shifër që është më e madhja në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, me mbështetjen e një numri të madh senatorësh amerikanë. “Ne po përgatitemi që të firmosim një memorandum mirëkuptimi me Izraelin për të siguruar paketën më të madhe të ndihmës ndaj një vendi që SHBA ka dhënë ndonjëherë”, citon “Reuters” një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Pas këtij akti qëndron firma e 83 senatorëve në një letër që i është dërguar Presidentit Barack Obama. Ajo është depozituar nga senatori republikan Lindsey Graham dhe ai demokrat Chris Cowans. Nuk është e njohur sa shkon vlera e paketës, por një ide mund të krijohet nga ambiciet e shprehura më herët nga kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu: nga 3.1 miliardë$ që merr aktualisht Izraeli në një vit, kërkesa është për 5 miliardë $ në vit.

 

https://www.middleeastmonitor.com/20160427-us-to-grant-israel-largest-mi…

Please follow and like us: