Perandoria Bizantine
Origjina e emrit, si lindi Perandoria dhe roli i fesë në ndarjen nga Roma dhe perandorët ilirë.
Perandoria Bizantine ekzistoi për rreth 1125 vjet, dhe është një nga perandoritë më të mëdha të të gjitha kohërave. Rruga e krijimit të saj filloi me të qenit kryeqytet i pjesës Lindore të Perandorisë Romake, qyteti i Kostandinopojës – më pas Bizanti, dhe sot Stambolli – u bë kryeqendra e një shoqërie që ruajti traditat greke dhe romake, ndërkohë që pjesa më e madhe e Perëndimit kaloi në Periudhën e Errët (e konsideruar si periudha e injorancës, supersticionit dhe kaosit social). Perandoria Bizantine mbrojti trashëgiminë kulturore të Europës Perëndimore deri në zhdukjen e barbarizmit, kur më në fund pjesët e çmuara greke dhe romake u hapën sytë europianëve dhe hodhën bazat e Rilindjes. Shumë historianë pranojnë se nëse Bizanti nuk do e kishte mbrojtur Europën, ajo do ishte sunduar nga pushtuesit islamikë. Në këtë këndvështrim sot po iu sjellim dhjetë fakte të rralla nga historia e kësaj perandorie që u drejtua edhe nga ilirët.
10. Origjina e emrit të Perandorisë
Origjina e Bizantit nuk është shumë e qartë, por megjithatë është pranuar versioni i njohur gjerësisht. Rreth vitit 660 Para Krishtit, një qytetar grek, Bizas, nga qyteti Megara i Athinës, u konsultua me orakullin Delfi. Bizas, kërkoi një këshillë se ku mund të themelonte një koloni të re, duke qenë se Greqia po mbipopullohej. Orakulli thjesht pëshpëriti, “përballë të verbrit”. Ai nuk e kuptoi mesazhin, por lundroi përgjatë detit Aegean. Kur ai arriti në Bosfor, ai kuptoi se çfarë kishte dashur të thonte Orakulli. Duke parë qytetin grek të Kalkedonisë, ai mendoi se banorët do kishin qenë të verbër, pasi nuk kishin vënë pamjen e bukur që ishte përballë anës së rrugës. Kështu ai themeloi koloninë e tij, dhe e quajti Bizantin sipas emrit të vet.
9. Gjeopolitika favorizuese e Bizantit
Bizanti kishte një port të madh dhe shumë vende peshkimi në afërsi të tij. Ai kishte një pozicion strategjik ndërmjet Detit të Zi dhe Detit Mesdhe, dhe shumë shpejt u bë një port i rëndësishëm dhe qendër tregtare, duke lidhur kontinentin e Europës me atë të Azisë. Zaptimi, shkatërrimi dhe rigjenerimi u bënë rregulla për qytetin. Në 590 Para Krishtit, Bizanti u shkatërrua nga Persia. Më vonë ai u rindërtua nga Sparta. Nga 336 deri më 323 Para Krishtit, ai ishte nën kontrollin e gjeneralit grek, Aleksandri i Madh. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, Bizanti më në fund fitoi pavarësinë e tij. Në vitet në vazhdim, pak para se të bëhej kryeqyteti i një prej perandorive më të mëdha, ai u sulmua nga pushtues të shumtë si Skifët, Keltët dhe sigurisht Romakët.
8. Lindja e Perandorisë Bizantine
Pas vdekjes së Krishtit më 324, Kostandini i I, mposhti perandorët e Lindjes. Kostandini u bë perandori i parë kristian i Perandorisë Romake, edhe pse konvertimi i plotë i romakëve në kristianë nuk u bë gjatë udhëheqjes së tij. Pa dyshim, gjatë udhëheqjes së tij, Krishtërimi u bë feja dominante e Perandorisë. Keqardhja më e madhe e tij ishte që nuk arriti të ndërtonte një Kishë të unifikuar kristiane. Megjithatë, ndërtimi i qytetit të Kostandinopojës ishte një nga triumfet e tij më të mëdha. Ndërkohë që perandorët e vjetër grekë dhe romakë ndërtuan shumë qytete gjatë mbretërimit të tyre, Kostandinopoja i kaloi ata në përmasë dhe madhështi. Ai u bë kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, duke sjellë lindjen e një periudhe të re.
7. Shpërbërja e perandorisë
Historianët sot, kanë probleme në përcaktimin se cila ngjarje apo datë shënon rënien e Perandorisë Romake. Një nga përfundimet më të pranuara është se kur perandoria u nda në dy pjesë, nuk do ishte në gjendje të fitonte sërish lavdinë e dikurshme. Ka akoma debate mbi fenë e kohës, që mendohet se ishte faktor vendimtar në ndarjen e Perandorisë Bizantine nga Roma Klasike. Theodhori I ishte perandori i fundit që udhëhoqi Perandorinë Romake;ishte personi që e ndau atë në dy pjesë, duke i dhënë Romën (Perëndimin) djalit të tij Honorius dhe Kostandinopojën (Lindjen) djalit tjetër Arkadius. Pjesa më klasike, perëndimore, e Perandorisë Romake u dobësua kur ajo u nda, ndërkohë që grekët influencuan pjesën Lindore që të zhvillonin aspektet orientale të kulturës së tyre.
6. Periudha e Artë e Justinianit I
Një nga kontributet më të njohura të Justinianit I (perandor me origjinë nga Iliria ishte reformimi i ligjeve bizantine, i njohur si “Kodi i Justinianit”. Nën udhëheqjen e tij Perandoria Bizantine lulëzoi dhe përparoi në shumë aspekte. Justiniani fitoi pushtet dhe famë për ndërtimet dhe arkitekturën e tij. Një nga ndërtesat e tij më të famshme ishte katedralja Hagia Sofia, e cila u ndërtua në 538 pas vdekjes së Krishtit. Ajo u bë qendra e Kishës Ortodokse Greke për shumë shekuj. Kjo katedrale madhështore edhe sot gjendet në Stamboll, dhe mbetet një nga kishat më të mëdha dhe më madhështore në botë. Justiniani i madh i Ilirisë gjithashtu inkurajoi krijimin e muzikës, artit dhe dramës. Si një ndërtues i famshëm, ai gjithashtu urdhëroi ndërtimin e rrugëve të reja, urave, kanaleve, banjove dhe shumë punëve të tjera publike.
5. Mbizotërimi i elementit grek
Historianët pranojnë se pas ardhjes në fronin bizantin të Herakliut në 610 pas vdekjes së Krishtit, Perandoria Bizantine u bë kryesisht greke. Herakliu e bëri greqishten gjuhën zyrtare të perandorisë, dhe menjëherë ajo u bë gjuha më e folur e popullatës bizantine. Perandoria Bizantine, duke patur origjinën në Perandorinë Lindore Romake, tashmë evoluoi në diçka të re, ndryshe nga paraardhësi i saj. Në 650 pas vdekjes së Krishtit, vetëm disa elementë të kulturës romake mbetën së bashku me influencën dominuese greke. Sipas burimeve të ndryshme historike, një pjesë e madhe e popullatës bizantine, nga 650 pas vdekjes së Krishtit dhe më tej kishte kulturë greke. Për më tepër, ushtria bizantine luftoi më tepër sipas stilit antik të Athinës dhe Spartës se sa të stilit romak.
4. Flota ushtarake e Bizantit përdor “zjarr grek”
Flota ushtarake e Bizantit ishte e para që përdori lëngje të djegshme në betejat detare. Lëngu hidhej në anijet e kundërshtarëve duke përdorur sifone të mëdha që ishin montuar në pjesën e përparme të anijeve bizantine. Ai do shpërthente sapo të vihej në kontakt me ujin e detit dhe mund të shuhej me shumë vështirësi. Përbërësit e “zjarrit grek” përzgjidheshin me kujdes, por historianët besojnë se ai ishte një përzierje vajguri, zifti, sulfuri, litiumi, kaliumi, natriumi metalik, fosfor kalçiumi dhe bazë nafte. Kombe të tjera, menjëherë pas kësaj, filluan të përdorin versione të ngjashme të kësaj arme, por fakti ishte se ky ishte një mjet i rrezikshëm edhe për trupat e tyre, duke bërë që të mos përdorej më si mjet ushtarak, rreth mesit të shek. XV.
3. Kuzhina bizantine
Kur dëgjojmë termin “greko–romak” menjëherë mendojmë mbi kulturën, arkitekturën, filozofinë apo lojërat olimpike, por jo për kuzhinën bizantine. Ajo përfshinte një kombinim të praktikave greke me ato romake. Shijet e gatimit të Bizantit të fokusuara në rajonet ku lulëzoi helenizmi: djathë, fik, vezë, vaj ulliri, arra, bajame, mollë dhe dardha, ishin të gjitha elementë kryesorë të ushqimit Bizantin, traditë e vendasve dhe të vlerësuara nga aristokracia. Bizantët gjithashtu preferonin mjaltin, dhe e përdornin atë si ëmbëlsues, duke qenë se nuk kishte sheqer. Përveç këtyre, përbërësit e tyre plotësoheshin me perimet që mblidhnin në kopshtet e tyre. Edhe pse kemi pak informacion për kuzhinën bizantine, ushqimi grek dhe mesdhetar na jep idenë se si ai mund të ketë qenë.
2. Ekonomia bizantine ishte më e fuqishmja në Europë
Perandoria Bizantine ishte kryesisht e përbërë nga qytete të vogla dhe porte detare që kishin një infrastrukturë të zhvilluar. Prodhimi ishte shumë i lartë, dhe kishte një rritje në zotërimin e tokave. Bizantinët ndoqën një stil jete kristiane që lidhej me shtëpinë, ku gratë ju dedikuan rritjes së fëmijëve. Gjithashtu kishte dhe vende të ndryshme publike ku burrat mund të pushonin në kohën e lirë. Nga 500 deri më 1200 pas vdekjes së Krishtit, Bizanti ishte kombi më i shëndetshëm në Europë dhe Azinë Perëndimore. Standardet e tij të jetesës ishin të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër të Europës, dhe ishte sunduese e botës në art, shkencë, tregti dhe arkitekturë. Mund të thuhet se “Ëndrra Bizantine” ka ekzistuar shumë përpara “Ëndrrës Amerikane”.
1. Përçarja e madhe
Një pjesë e historianëve pranojnë se trashëgimia më e madhe e perandorisë ishte lindja e krishtërimit ortodoks grek. Ai u krijua si një pjesë më vete e krishtërimit pas “Përçarjes së Madhe” ndërmjet Botës së Krishterë Lindore dhe Perëndimore. Për shekuj me radhë ka patur dallime të mëdha fetare, kulturore dhe politike ndërmjet kishave Lindore dhe Perëndimore. Shumë historianë deklarojnë se feja ishte arsyeja kryesore pse kultura romake humbi influencën e saj mbi Perandorinë Bizantine. Kulturalisht, grekët e lindjes kanë qenë gjithmonë më filozofikë dhe mistikë në mënyrën e të menduarit; ndërkohë që latinët perëndimorë ishin më pragmatikë. Këta faktorë u bënë kritikë, kur më 1054 pas vdekjes së Krishtit Papa Leo IX ç’kishëroi Patriarkun e Kostandinopojës, që ishte lideri i Kishës Ortodokse Greke.