Presidentët më me ndikim në historinë e SHBA
Në të gjithë listën e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të gjithë kanë qenë të rëndësishëm, por dhjetë prej tyre cilësohen si presidentët më me ndikim në historinë Amerikës. Një nga treguesit e madhështisë për një president është ndryshimi që ai sjell, ndryshim që të jetë i vazhdueshëm dhe që ndikon në jetën e çdo qytetari. Por një president bëhet me ndikim edhe në etapat kyçe të historisë. Me Theodor Rusveltin lidhet ruajtja e traditave amerikane. Me Willsonin lidhet sistemi i financave federale rezervë. Me Franklin D. Roosevelt lidhet sigurimi shoqëror. Me Dwight Eisenhower lidhet programi i ndërtimit te autostradave.
1. Abraham Lincoln: Abraham Lincoln shpëtoi Unionin gjatë Luftës Civile Amerikane. Lidershipi i tij gjatë luftës ishte që kombi nuk mund të ndahej në dysh. Ai arriti ta mbajë Amerikën të bashkuar. Po ashtu Abraham Lincoln miratoi edhe ligjin kundër skllavërisë. Ai cilësohet si presidenti më i shquar që ka pasur ndonjëherë Amerika. Ai u vra në një atentat nga një person që ishte pro skllavërisë.
2. Franklin Delano Roosevelt: Franklin D. Roosevelt është i vetmi Kryetar i ShBA-ve që ishte Kryetar më shumë se 8 vjet dhe njëri nga presidentët me ndikimin më të madh në historinë e Shteteve të Bashkuara. Në postin e presidentit Roosevelt ndoqi një kurs të ri cili ndihmoj qe shteti amerikan të dilte nga kriza ekonomike botërore e viteve 1929-33, e cilësuar edhe si “Depresioni i Madh”. Roosevelt se bashku me Churchill themeluan Kartën e Atlantikut e cila parashikonte vendosjen e demokracisë ne Evrope pas zhdukjes se fashizmit. Me 7 dhjetor 1941 SHBA hyri në Luftën e Dytë Botërore pasi Japonia sulmoi bazën amerikane të Përl Harberit. Hyrja në luftë e SHBA-së bëri që lufta të fitohej nga forcat demokratike. Pas luftës, më 1945 Roosevelt zgjidhet sërish me shumicë votash President, por ai nuk arriti ta përfundonte këtë mandat pasi vdes nga një krize në zemër.
3. George Washington: George Washington cilësohet si babai i Amerikës, pasi ai është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara. Ai vuri edhe precedentin e pa shkruar që u ndoq nga të gjithë presidentët më pas. Ai nuk pranoi të qëndronte më shumë se dy mandate si President, edhe pse ai ishte aq popullor sa mund të merrte një mandat të tretë. Për shkak të situatës vetëm Franklin Roosevelt e theu këtë precedent. Pas vdekjes së Franklin Roosevelt, në Kushtetutë u shtua neni që një President mund të zgjidhet deri në dy mandate, jo më shumë. Por George Washington ishte edhe kryekomandanti i ushtrisë amerikane në luftë kundër Britanisë, luftë nga e cila lindi pavarësia e SHBA- ve
4. Thomas Jefferson: Thomas Jefferson ishte Presidenti që bleu Luizianën. Blerja e Luizianës, trevës së pretenduar nga Franca, nën udhëheqjen e kryetarit Thomas Jefferson më 1803, pothuajse e dyfishoi madhësinë e vendit. Thomas Jefferson bëri që qeveria federale të merrte më shumë fuqi dhe ndikim në shtetet e saj. Por Thomas Jefferson është i famshëm edhe pse krijoi Deklaratën e Pavarësisë, dhe cilësohet si nja gjenitë më të mëdhenj në politikë dhe në fusha të tjera.
5. Andrew Jackson: Andrew Jackson, Presidenti i 7-të i Shteteve të Bashkuara, ishte aktori kryesor në jetën politike amerikane ndërmjet Thomas Jeffersonit dhe Abraham Linkolnit. I lindur në një familje të panjohur dhe i lënë jetim që në vogëli, ai ishte i pari lider i formuar plotësisht me forcat e veta dhe e para figurë perëndimore që arriti të hynte në shtëpinë e bardhë. Ai u bë një simbol i partisë demokratike dhe themeluesi i kësaj partie, e cila ishte partia më e vlerësuar për kohën. Gjatë presidencës së tij prej dy mandatesh, Xhekson e zgjeroj më tej pushtetin e ekzekutivit dhe e transformoj rolin e presidentit nga një krye-administrator në një figurë të dashur nga populli.
6. Theodore Roosevelt: Theodore Roosevelt ka qenë një president mjaft influent. Jo vetëm që fitoi titullin “Trust Buster” si president duke luftuar kundër biznesmenëve të korruptuar, por e bërë vendim edhe më liberal. Ai themeloi një numër të madh parqesh kombëtare, që e mbrojti gjelbërimin e SHBA-së nga rritja e madhe ekonomike.
7. Woodrow Wilson: Ka qene figurë e shquar e jetës politike amerikane. Për idetë përparimtare demokratike u zgjodh ne vitet 1912-1920 president i Amerikës si kandidat i Partisë Demokratike. Fillimisht ka mbajtur qëndrim asnjanës në Luftën e Parë Botërore dhe u përfshi në të vetëm në vitet 1917-1918. Në këtë mënyrë ai theu izolimin e SHBA-së në politikën e jashtme. Bëhet i njohur sidomos për programin e 14 pikave (9.1.1918) nëpërmjet të cilave do të mbronte paqen dhe sigurimin ndërkombëtar. Willson i ka dhënë një ndihmë të madhe popullit shqiptar, që të mbronte pavarësinë në Konferencën e paqes në vitin 1918.
8. Harry S Truman: Harry S Truman mori presidencën pas vdekjes së Franklin D. Roosevelt. Ai mori një nga vendimet më të vështira në historinë e Amerikës, duke vendosur të hedhë bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Presidenca e tij zgjati nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillim të Luftës së Ftohtë. Ai vendosi precedentët që u ndoqën më pas që SHBA duhej të ishte në krye të vendeve perëndimore kundër Bashkimit Sovjetik. Një prej sekreteve të Harry S. Truman është fakti se ai ishte nga ato nxënës që quheshin “peshkopë”. Është fakt tashmë se kur mbaroi shkollën e mesme, Truman kishte lexuar të gjithë dymijë librat që ndodheshin në librarinë publike, ku ai ishte i regjistruar, duke përfshirë këtu edhe enciklopeditë. Në kohët e sotme, shumë studiues amerikane e rendisin atë në dhjetë presidentët më të suksesshëm të SHBA-së të të gjitha kohërave
9. James K. Polk: Pas Thomas Jefferson, James K. Polk e rriti sipërfaqen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më shume se çdo president tjetër në histori. A bleu Kaliforninë dhe Meksikën e Re pasi luftoi me shtetin meksikan. Gjithashtu ai bleu edhe shtetin e Oregonit pasi kërcënoi Britaninë e Madhe. Ai ishte një lider i suksesshëm gjatë luftës SHBA-Meksikë. Cilësohet si presidenti më i suksesshëm në listën e presidentëve me një mandat.
10. Dwight Eisenhower: Gjatë presidencës së Eisenhower ekonomia amerikane u rrit tmerrësisht shumë. Gjithashtu ai luajti një rol të rëndësishëm në Luftën e Ftohtë. Eisenhower, i cili kishte nofkën “Ike” ishte një gjeneral me pesë yje dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ai kishte shërbyer si komandant i lartë i forcave aleate në Evropë. Në vitin 1951 ai u bë komandanti i parë suprem i NATO-s. Si president republikan i SHBA, ai shërbeu dy mandate dhe gjatë tyre ai filloi sistemin e autostradave që lidhnin shtetet.