Albspirit

Media/News/Publishing

Princi vdiq pa testament

princi

Motra e Prince, Tyka ka rrëfyer se ylli i muzikës vdiq pa lënë një testament. Kjo do të thotë se ajo është një nga kandidatët potencialë për të trashëguar pasurinë 55 mln dollarëshe të 57- vjeçarit. Tyka mësohet se i është drejtuar gjykatës për të marrë në dorëzim pasurinë e vëllait të saj. Sipas gjykatës së Minesotës, pasuria i shkon familjarëve më të afërt të të ndjerit në momentin që nuk ekziston një testament. Në këtë, mënyrë supozohet se ajo do të trashëgojë pasurinë e këngëtarit, por sipas ligjeve në Minesota gjysmë vëllezërit (Prince ka 6 të tillë) kanë të drejta të njëjta në përfitimin e trashëgimisë, ndaj mendohet se pasuria e tij do të ndahet edhe me ta.

Please follow and like us: