Aksident me makinë, vdes shqiptari në Itali
Një 39 – vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Siena të Italisë. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Klodi Serra. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:26 minuta në kilometrin e 21 të autostradës Siena – Bettolle. 39 – vjeçari mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte, një “Renault Kangoo”. Për motive ende të paqarta Serra ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me barrierat e autostradës. Serra jetonte në Castiglion del Lago dhe punonte si shofer kamioni në një kompani
Please follow and like us: