Aplikacioni që fshin mesazhet e nisura gabim para leximit nga marrësi
A ju ka ndodhur edhe ju që të dërgoni një mesazh tek një i njohuri juaj dhe më pas të pendoheni për të në pamundësi për ta fshirë?
Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë. Për të shmangur këtë situatë na vjen në ndihmë një aplikacion. Quhet “Privates” dhe u mundëson përdoruesve që të fshijnë një mesazh të dërguar gabim ose që më vonë janë penduar për të. Por ka një kusht që të fshihet mesazhi. Kërkohet pak shkathtësi sepse aplikacioni nuk mund ta fshijë mesazhin nëse personi që të cilit ja keni dërguar atë e ka lexuar. Aplikacioni është vepër e Isaac Datikashvili. “Që të jem i sinqertë mendoj se është aplikacioni më i mirë për të ruajtur privatësinë”, thotë ai. Në fakt “Privates” ka edhe një sërë funksionesh të tjera që mundësojnë ruajtjen e privatësisë, por edhe një që kap reagimin e marrësit në momentin që lexon mesazhin e dërguar prej jush. Datikashvili thotë se për momentin ky aplikacion ofrohet vetëm për sistemet iOS dhe se po punohet për mbërritjen e tij edhe tek Android dhe Microsoft.