Beyonce, dedikim bashkëshortit në koncert

“Burri im i pashëm, të dua shumë” kjo ka qenë deklarata e Beyonce për Jay Z , të cilit i ka dedikuar më pas baladën e famshme “Hallo”. Kjo kthesë prej 360 gradësh ka ndodhur në koncertin e nisjes së turit të saj për promovimin e albumit “Limonade”, në Miami. Pas ditësh spekulimesh për një tradhti të mundshme nga ana e Jay Z, ku mediat iu referuan vargjeve ‘Becky with the good hair’ (Beki me flokë të bukura) në këngën “Sorry”, Beyonce ka hedhur poshtë gjithçka. Mbretëresha e muzikës R&B, tashmë ka vendour pikat mbi “i” në një histori të gjatë aludimesh që përfshinë në mesin e tyre shumë personazhe të njohur, ndër to dhë këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora.
Please follow and like us: