Çfarë ndodh me statujat e Leninit në ish vendet komuniste?
Në pranverën e vitit 2015, qeveria ukrainase miratoi të ashtuquajturat ligje të “dekomunizimit”, të cilat në mënyrë efektive i bënë të jashtëligjshme simbolet e periudhës sovjetike. Sipas legjislacionit të miratuar në maj të vitit 2015, qeveria komuniste, që kishte sunduar nga viti 1917 deri më 1991, dënohet si regjim kriminel. Përgjatë Ukrainës, monumentet e themeluesit të Bashkimit Sovjetik, Vladimir Lenin, u shpërbënë dhe u shpërndanë në gjithë vendin, shpesh në copa të vogla. Fotografi Niels Ackermann dhe gazetari Sébastien Gobert hulumtuan dhe gjetën lokacione të këtyre “pjesëve të Leninit”. Kërkimi i çoi ata në muze, galeri arti dhe oborre. ( Një version i kësaj fotogalerie fillimisht u publikuar në ‘The Calvert Journal’).

1: Disa statuja të Leninit kanë mbetur në rrënojat e Kramatorskut.

2: Statuja të thyera dhe të dëmtuara të periudhës sovjetike mblidhen në Kharkiv.

3: Një statujë pa kokë e Leninit qëndron në Shabo, e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit ukrainas.

4: Koka e një monumenti të Leninit ndodhet në magazinat e Muzeut Historik Kombëtar në Dnipropetrovsk.
Please follow and like us: