Albspirit

Media/News/Publishing

Dhjetë gjyqtarë me para të dyshimta

Dhjetë gjyqtarë me para të dyshimta

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi raportin vjetor të ILKDP-së. Gjatë fjalës së tij, kreu I këtij institucioni, Shkëlqim Ganaj, pohoi se ka dërguar në prokurori 64 raste, 10 prej të cilëve janë gjyqtarë.

“Për gjyqtarët kemi kërkuar masa administrative. Deri më tani asnjë gjyqtar nuk është shkarkuar” tha Ganaj.

Ndër të tjera, përfaqësuesi i PS-së, deputeti Bashkim Fino i drejtoi një pyetje kreut të ILKDP duke thënë se “Si ka qënë reagimi  I prokurorisë”

Ganaj pohoi se 10 raste rezultojnë me 40 milion euro të pajustifikuara. “Për këto 10 raste kemi këmbëngulur dhe nuk kemi marrë përgjigje” tha ai.

Please follow and like us: