Albspirit

Media/News/Publishing

Dhuna në Ukrainë arrin sërish “nivele shqetësuese”


Ertugrul Apakan, shef i misionit të OSBE-së në Ukrainë.

Misioni vëzhgues i OSBE-së në lindje të Ukrainës ka thënë se shkeljet e armëpushimit midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë janë në nivelin më të lartë në disa muaj. Ertugrul Apakan, shef i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka thënë se gjatë javëve të fundit “dhuna e armatosur në lindje të Ukrainës ka arritur sërish nivele shqetësuese”. Ndërkohë, në një konferencë të sigurisë në Moskë, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, ka folur kundër idesë për t’iu dhënë armë monitoruesve të paarmatosur. Zannier ka thënë se armatosja e vëzhguesve të OSBE-së mund të bëhet vetëm nëse ka pajtim dhe marrëveshje të qartë. Ai ka thënë se palët ndërluftuese, para së gjithash, duhet të respektojnë armëpushimin e ndërmjetësuar në Minsk, në shkurt të vitit 2015.

Please follow and like us: