Dibër – I dënuari në komunizëm, prej 25 vitesh endet rrugëve i pastrehë
Një 70 vjeçar më origjinë nga Lura prej rënies së demokracisë ka mbetur rrugëve. Familjen e humbi burgjeve të komunizmit, ndërsa i mbetur fillikat, e kalon natën në rrugë. Nuk ka mundur të përfitojë ndihmë sociale nga bashkia pasi nuk ka një strehë të përhershme, dhe nuk ka aplikuar kurrë.
Adem Kaci nga Lura prej më shumë se 25 vitesh endet rrugëve i pastrehë.
I përndjekur prej kohës së komunizmit, ku u dënua fillimisht për armëmbajtje pa leje dhe më pas, për tentativë arratisje, i moshuri pa familje e kalon natën ku të mundë në rrugë.
Për t’u ushqyer përdor mbeturinat që gjen në kontenierë.
Adem Kaci: “Më ka lidhur Enver Hoxha me hekura në burg . Kam jetuar e nuk kam vdekur 14 vite në Burrel .Vllai im 15 vite në Fier.Babai im ka bërë luftë me Enver Hoxhën,me 300 vetë e është plagosur”.
Për shkak se nuk ka një strehë të përhershme, 70 vjeçari Adem Kaçi nuk ka mundur të përfitojë ndihmë sociale apo pension të pjesshëm nga Bashkia e Dibrës.