Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermani, libri i Hitlerit mund të futet në programin shkollor

Parlamenti bavarez po debaton sot nëse një version i shoqëruar me shënime i librit të Hitlerit ”Mein Kampf” mund të autorizohet për përdorim arsimor apo për përdorime të tjera.

 

Gjermani – Libri i Hitlerit mund të futet në programin shkollor

Libri i ish-diktatorit nazist përfshin 3 700 shënime në një përpjekje për të siguruar kontekstin e retorikës antisemite të Hitlerit dhe për të nxjerrë në shesh propagandën e tij naziste. Partitë opozitare në Bavari, përfshirë socialdemokratët, të gjelbërit dhe Votuesit e Lirë po kërkojnë përdorimin e librit në shkolla me qëllimin që brezi i ri të njihet me historinë e vendit. Një departament i Ministrisë bavareze të Arsimit po përgatit një manual për mënyrën e integrimi të këtij libri në programin shkollor. Liderët e komunitetit hebre, përfshirë Charlotte Knobloch, ish-presidente e Këshillit Qëndror Hebre në Gjermani, ka kundërshtuar përdorimin e librit në shkolla duke e argumentuar me faktin se ai përmban një gjuhë urrejtjeje. Libri i Hitlerit u ribotua në janar, i shoqëruar me shënime, dhe deri tani janë shitur 55 000 kopje.

Please follow and like us: