Gruaja më e nxehtë e një ambasadori
Asaj i pëlqen të ekspozojë trupin e saj, ndërsa ëndrra më e madhe mbetet që të kapë majat në muzikë. Kjo bukuroshe këndon rap dhe kënga më e fundit “Gimme One More Chance” ka arritur në vendin e 23-të në Gjermani. Por ajo është etiketuar nga mediat si gruaja më e nxehtë e një ambasadori. Njihuni me Chioma Akuezue, 27 vjeç. Këngëtarja nigeriane aktualisht po këndon nëpër lokalet e Berlinit në Gjermani. Ajo është gruaja e ambasadorit gjerman në Benin (Afrika Perëndimore), Walter von den Driesch, 61 vjeç. Çifti u martua në vitin 2013. “Jemi njohur në një fluturim për në Nigeri. Përmes tij erdha në Gjermani”, thotë ajo. Miqtë e saj e inkurajojnë, edhe pse kritiku Diet Bohlen në vend që të komentonte muzikën e saj, komentoi format e nxehta. Teksa ajo dhuron shfaqje të nxehta në Berlin, i shoqi i saj është 5200 kilomtra larg në parketin diplomatik.