Albspirit

Media/News/Publishing

Mbreti i do dhe i merr të gjitha!

Parlamenti i Jordanisë ka kaluar disa amendamente kushtetuese duke i dhënë Mbretit Abdullah më shumë kompetenca, duke përfshirë edhe të drejtën për të emëruar kreun e Gjykatës së Lartë dhe anëtarë të Senatit.

Mbreti ka edhe shumë të drejta të tjera, të cilat me sa duket sa vijnë edhe zgjerohen. Vendimi u miratua me 123 vota pro nga 142 deputet të pranishëm. Parlamenti i vendit ka 150 deputetë.

Ndryshimet i japin të drejtë absolute mbretit për të bërë emërimet, duke mos përfshirë në proces qeverinë apo nënshkrimin nga Këshilli i Ministrave. Mbreti ka gjithashtu të drejtën për të emëruar dhe shkarkuar kreun e ushtrisë dhe atë të shërbimeve inteligjente. Ai ka të drejtën gjithashtu për të emëruar kryeministrin.

Agjencia shtetërore e lajmeve tha se amendamentet “synojnë të forcojnë parimin e ndarjes së pushteteve, të rrisin pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqësorit si dhe të përmirësojnë neutralitetin e Xhandarmërisë në politikë”.

Kritikët thonë se masat janë për të rifituar kompetencat që mbreti i lëshoi gjatë periudhës së të ashtuquajtur “Pranvera Arabe” në vitin 2011, kur Abdullah premtoi reforma për të kufizuar përfundimisht pushtetin e tij.

“Me këto ndryshime, Jordania është duke lëvizur drejt një monarkie absolute në krahasim me një monarki kushtetuese ku Mbreti do të sundonte përmes ekzekutivit ligjërisht të përgjegjshëm”, tha për Al Jazeera, Abdel Karim al Dughmi, një nga deputetët që votuan kundër ndryshimeve. Ai shtoi se mbreti qëndron mbi ligjin dhe ka imunitet dhe mbrojtje kushtetuese

Please follow and like us: