Mesazhi që ka prekur njerëzit – gruaja e zbulon disa javë pas vdekjes së burrit
Mesazhi i dashurisë që një burrë i kishte shkruar gruas së vet para se të vdiste ka prekur zemrat e mijëra përdoruesve të rrjeteve sociale. Gruaja me emrin Becca humbi të shoqin në shkurt të këtij viti, por vetëm pak ditë më parë, ajo ka gjetur mesazhin e shkruar në pjesën e poshtme të një stoli druri që bashkëshorti kishte bërë për të. Fotoja është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku është rishpërndarë 900 mijë herë.
“Të dua Becca. Çfarëdo dite të jetë sot, shpresoj të jetë një ditë e mirë për ty. Zoti iu përgjigj lutjeve të mia kur bëri që ne të dy të takoheshim. E di që këto janë ditët e mia më të mira dhe jam i lumtur që ti je pjesë e tyre. Nuk jam i sigurt nëse ti do ta lexosh ndonjëherë këtë, por duhet të dish se të dua shumë. Nëse ka diçka të mirë në këtë jetë, ajo është të jesh siç je ti me mua. Nëse mund ta bëj këtë, unë do të jem njeriu më i lumtur në këtë botë. Të dua shumë gruaja ime e bukur”, thuhet në mesazh.