Albspirit

Media/News/Publishing

Njihuni me shqiptaren, bashkëpunëtore të Adele, Mariah Carey apo Beyonce

Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, Albert Stanaj etj. Janë të shumtë emrat e të rinjve shqiptarë që po ia dalin me sukses të ngjisin shkallët e suksesit në industrinë botërore të muzikës dhe sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për Ina Velin, violinisten shqiptare, emri i së cilës tashmë është pjesë e albumit “Lemonade” të divas Beyonce.

Veli, është bërë pjesë e projektit të shumëpërfolur të Beyonce, në këngën e parë të albumit, me titull “Pray you catch me” ku e ka shoqëruar yllin e muzikës në violinë, sikurse shkruhet në website-in e “Billboard”.

Artistja është përmendur edhe më parë pasi ka luajtur për zëra të mëdhenj të muzikës botërore si Adele, me të cilën performoi “Skyfall” në ceremoninë ndarjes së çmimeve Oscar, Barbara Streisand, Michael Buble, Andrea Bocelli, Mariah Carey etj.

Ina Veli ka nisur të studiojë violinë që në moshën 5-vjeçare dhe ka marrë pjesë në koncerte në Europë që kur ishte vetëm 13 vjeç. Në vitin 1999, ajo u zhvendos në SHBA pasi fitoi një bursë studimi në Universitetin e Oklahomas. / Anabel.al

Please follow and like us: