Albspirit

Media/News/Publishing

Prince vdiq nga SIDA

Dita ditës po zbulohen më shumë detaje rreth ndarjes nga jeta të legjendës Prince.

Mësohet se artisti 57 vjeçar vuante nga SIDA prej 6 muajsh, por kishte refuzuar që të trajtohej. Burime anonime bëjnë me dije për Daily Mail që Prince nuk pranoi të kurohej pasi besonte që Zoti do ta shëronte. Ai ishte infektuar me virusin HIV që në mesin e viteve 90′, por mësohet se vetëm gjatë muajve të fundit ky virus ishte zhvilluar në sëmundjen e SIDA-s.

Bëhet me dije se ylli i “Purple Rain” kishte kohë që përgatitej për t’u ndarë nga jeta, ndërkohë që peshonte vetëm 36 kilogramë në momentet finale, duke vërtetuar kështu edhe dëshmitë e farmacistit që e kishte parë ditët e fundit në gjendje të mjerueshme. Prince kishte krijuar varësi ndaj një qetësuesi shumë të fortë, i vetmi që përdorte, Percocet.

Policia gjithashtu në deklaratën e saj tregoi se në trupin e pajetë të artistit multi-instrumentalist gjendej ky qetësues në sasi të mëdha.

Ndërkohë mjekët thonë se ditët e fundit Prince ishte i pafuqishëm, kishte sasi shumë të pazakontë gjaku në trup dhe se temperatura e trupit të tij kishte rënë ndjeshëm e duke i rrezikuar jetën në çdo moment.

Kohët e fundit Prince ishte i heshtur më shumë se zakonisht, fliste përçart dhe fytyra dhe lëkura kishin marrë një ngjyrë të verdhë. Këngëtari 57 vjeçar u varros javën e shkuar në qytetin e tij të lindjes, në Minneapolis, në një ceremoni private ndërsa tashmë vëllezërit dhe motrat kanë nisur betejën ligjore, për ndarjen e pasurisë së tij, pasi Prince nuk kishte lënë një testament, edhe pse prej muajsh ishte përgatitur për vdekjen.

Please follow and like us: