Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA i kthen Pakistanit skulpturën e vjedhur


Pakistan

Shtetet e Bashkuara i kanë kthyer një skulpturë të lashtë budiste Pakistanit, nga ku është vjedhur në vitet 1980.

Pjesa që daton nga shekulli 2, e cila përshkruan gjurmët e këmbëve të Budës, së bashku me simbole fetare, është marrë nga Lugina Suat dhe është kontrabanduar në SHBA.

Një tregtar japonez i antikave, i cili e ka çuar atë në SHBA nga Tokio, ka pranuar fajësinë për posedim të pronës së vjedhur, në muajin prill.

Skulptura pritej të arrinte vlerën prej një milion dollarësh në ankand, por shitja e saj është ndërprerë nga autoritetet e Nju Jorkut.

Prokurorët njujorkezë e kanë kthyer skulpturën te zëvendësshefi i misionit të Pakistanit në SHBA, Rizwan Saeed Sheikh.

Ky i fundit ka thënë se skulptura është një “element i rëndësishëm i historisë kulturore të Pakistanit”.

Please follow and like us: