Albspirit

Media/News/Publishing

Shkencëtarja turke, pajisje për gjeniun e gjallë, Stephen Hawking

Shkencëtarja turke, Canan Dagdeviren, emri i parë i zgjedhur anëtar i Akademisë Rinore të Harvardit (Junior Fellow of Harvard) nga Turqia, priti në “Harvard Society” fizikanin me famë botërore, prof. dr. Stephen Hawking.

 

Shkencëtarja turke, pajisje për gjeniun e gjallë, Stephen Hawking

Krenaria e Turqisë në SHBA, Canan Dagdeviren, i shpjegoi profesorit Hawking, i cili vuan nga skleroza amiotrofike laterale (ALS) dhe si pasojë jeton i lidhur me karrocën me rrota, aparaturën e re që ajo ka perfeksionuar enkas për të. Dagdeviren postoi në llogarinë e saj “Twitter” edhe një fotografi me fizikanin e shquar britanik. Zbulimi më i rëndësishëm i shkencëtares turke është stimuluesi kardiak, një pajisje që shërben për të mbajtur ritmin e zemrës tek pacientët me insuficiencë kardiake. Më parë, Canan Dagdeviren ka projektuar edhe një aparat diagnostikues të kancerit të lëkurës për 10 sekonda. Zbulimet e saj përdoren sot në shumë spitale e klinika anembanë botës.

Please follow and like us: