Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthejnë protestat për ligjin e punës, trazira në Paris

parisssProtesta të dhunshme kanë nisur në Paris, për shkak se Ministra e Punës ka bërë reforma të reja sa i përket ligjit të punës. Sipas ligjit të ri, reduktohen bonuset jashtë orarit të punës. Protestuesve iu është bashkangjitur edhe Sindikata e Punëtorëve

Protesta të dhunshme kanë filluar në kryeqytetin francez, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale, mirëpo, i madh është edhe numri i personave të lënduar. Protesta ka përshkallëzuar në momentin që protestuesit kishin filluar të gjuanin gurë dhe koktej molotovi drejtë forcave policore, mirëpo, këta të fundit gjuanin gaz lotsjellës drejtë turmës, me tendencë për t’i larguar nga vendi.

Mijëra persona kanë dalur në rrugë për të protestuar kundër reformës së re, e vendosur nga Ministria e Punës, të cilët kanë vendosur t’i reduktojnë bonuset e punëtorëve jashtë orarit të punës, shkruan France 24.

Please follow and like us: