Tenis – 200 mijë euro më shumë për fituesit e “Wimbledon”
Fituesit për meshkuj dhe femra në turneun “Wimbledon” do të përfitojnë secili nga 2,58 milionë euro apo 200 mijë euro më shumë se në edicionin e kaluar, bënë të ditur të marten organizatorët e turneut “Grand Slam”.

Në vitin 2015, Novak Djokovic dhe Serena Williams, që të dy fitues, morën secili nga 2,42 milionë euro.
Për edicionin 2016, shuma që do të marrin fituesit është 5% më e madhe.
Turneu “Grand Slam” më i rëndësishëm është gjithesesi “US Open”, ku çdo fitues përfiton 2,91 milionë euro.
Edicioni i 130-të do të zhvillohet nga 27 qershori deri me 10 korrik.
Please follow and like us: