Turqit ia bëjnë fora me grushte në Kuvend (Video/Foto)
Tensionet që u ngritën në mes të deputetëve të Partisë për Drejtësinë dhe Zhvillim (AKP) dhe Partisë Demokratike pro-kurde, u përshkallëzuar në rrahje gjatë seancës plenare të Kuvendit të Turqisë. Ngjarja ndodhi gjatë debatit për formimin e komisionit i cili duhet të hetojë shkeljet e mundshme të organeve të rendit. “Jashtë terroristët”, thërriste një deputet i AKP-së në drejtim të kolegut të tij nga partia pro-kurde. Fjalët e tij u provokuan nga deklarata e deputetit të partisë pro-kurde i cili para deputetëve tha se “shpreh ngushëllime ndaj civilëve dhe fëmijëve të vrarë nga organet e rendit”. Gjatë grindjes, deputetët e dy partive herë pas here shkëmbyn edhe grushta.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8O-Bh_VXSKw]



