Avioni i Bilzerianit në fushatën elektorale të Clintonit

Hillary Clintoni është duke përdorur në fushatën e vet elektorale një avion privat, i cili është në pronësi të “Mbretit të ‘Instagram’-it”, Dan Bilzeriani, të paktën kështu shkruan “Daily Mail”. Bilzeriani njihet për festat e shfrenuara modeluese dhe aktore pornografike, shumë prej tyre edhe brenda avionit, me të cilat ka publikuar shpesh dhe fotografi në “Instagram”. Mediet shkruajnë se kur miliarderi nuk e përdor avionin e tij e jep atë me qira dhe aktualisht ai është marrë nga drejtuesit e fushatës elektorale të kandidates demokrate për presidente të ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Avioni është përdorur për t’i transportuar gazetarët që ndjekin zonjën Clinton në fushatën e vet në të gjithë Amerikën. Nuk është e qartë nëse gazetarët janë në dijeni mbi pronësinë e avionit me të cilin ata lëvizin. Bilzeriani është bërë i famshëm për stilin e tij të jetesës shumë të shfrenuar si “playboy”. Ai jeton në një nga suitat luksoze të një hoteli në Las Vegas.
Please follow and like us: