Albspirit

Media/News/Publishing

Ekonomia në Eurozonë rritet përtej parashikimeve


Ilustrim

Ekonomia e Eurozonës është rritur për 0.6 përqind në tremujorin e parë të këtij viti, bëjnë të ditur shifrat zyrtare.

Norma e rritjes në bllokun 19-anëtarësh është dyfishuar nga 0.3 përqind sa ka qenë në çerekun paraprak dhe është përtej pritjeve të analistëve për 0.4 përqind.

Shifrat e Eurostat-it po ashtu tregojnë se papunësia në Eurozonë ka rënë në 10.2 përqind në muajin mars, çfarë është norma më e ulët në katër vjet e gjysmë.

Sipas shifrave të fundit, ekonomia në Eurozonë tani është më e zhvilluar seç ka qenë përpara fillimit të krizës financiare tetë vjet më parë.

Please follow and like us: