Albspirit

Media/News/Publishing

Guerilas “Made in Albania”

Si mori përsipër Enver Hoxha të stërviste grupet e huaja marksiste në vitet 1965-1975

Pas prishjes me sovjetikët dhe lidhjes së miqësisë së re me Kinën e madhe, Enver Hoxha, lideri i komunistëve shqiptarë, do të merrte përsipër një aventurë të pakonceptueshme në çdo lloj kohe. Ishte një aventurë që do ta shndërronte shtetin e vogël dhe të varfër shqiptar në një qendër referimi të partive komuniste të një numri të kondiserueshën vendesh të botës.

Saktësisht, nisur nga mesi i viteve 60, Shqipëria do të shpërndante shifra të konsiderueshme të hollash për mbajtjen gjallë të lëvizjes komuniste botërore, por ndërmarrja më e rrezikshme do të ishte stërvitja nga ana e ushtrisë shqiptare e guerilsave të huaj marksistë, me qëllim që ata ta shfrytëzonin këtë përvojë në vendet nga vinin për të marrë pushtetin me anë të armëve.
Please follow and like us: