Albspirit

Media/News/Publishing

Je racist? Nuk ka më njohje në Tinder për ty!

Tinder është një aplikacion i krijuar në vitin 2012, për të gjithë ata persona të cilët duan të komunikojnë  dhe njihen me njerëz nga vende të ndryshme të botës.

E mira  është se në ketë aplikacion mund të njihesh me  shpirtin tënd binjak ,pse jo dhe të lidhësh jetën me të.

Ajo që Tinder nuk toleron, janë fyerjet kundrejt personave dhe  shprehja e racizmit.

Një situatë e tillë ka ndodhur me make-up artisten afro-amerikane, Takara Allen.

Gjatë një bisede me një djalë të cilin 22 vjeçarja kishte rreth dy javë që e njihte, ai i shkruajti: ‘’ Mos mendo se jam plehrë, nuk dua të jem ofendues, por po shikoja fotot e tua të Instagram-it dhe isha kurioz nëse ke menduar ndonjëherë që të zbardhësh lëkurën? Do të dukeshe më e bukur nëse do të ishe e bardhë!’’

Takara u lëndua shumë nga ky koment dhe gjithë frustrimin e saj e shfryu në Facebook.

Lajm i mirë është se Tinder e fshiu profilin e përdoruesit ‘ofendues’, duke mos e lejuar të jetë më pjesë e aplikacionit.

Nuk ka më njohje dhe takime romantike për ty vëlla! Me vjen keq!

 

Please follow and like us: