Albspirit

Media/News/Publishing

Kajtazi: Kosova – dosje e krimit të pandëshkuar

Lirie Kajtazi

Deputetja Lirie Kajtazi kërkoi që në dialogun me Serbinë të flitet për krimin e pandëshkuar. “Kosova vazhdon të mbetet dosja e madhe e krimit të pandëshkuar. Ftojmë Qeverinë e Kosovës që në agjendë të bisedimet me Serbinë ta bëjë këtë temë diskutimi. Kërkoj nga institucionet të shtojnë pëkujdesjen për familjarët dhe kërkoj drejtësi,” tha Kajtazi. Pas këtyre fjalëve të deputetes së LDK-së, reagoi kryeparlamentari Kadri Veseli.“Ju lutem sillna iniciativën që ta bëjmë rezolutë. Nëse duhet e miratojmë çdo vit këtë rezolutë”, tha Veseli.Por, me atë që tha Veseli rreth rezolutës nuk u pajtua Vjosa Osmani. “Ky kuvend ka miratuar, ka vënë parakusht, ka kërkuar të mos ketë bisedime me Serbinë pa u qartësuar çështja e të pagjeturve. Domethënë nuk kanë munguar rezolutat që kurrë nuk janë respektuar” tha Osmani. “Kërkojmë deklarimin e ministres për Dialog që pati thënë se të dhënat e të pagjeturve të Kosovës janë në sirtarët e arkivit së ushtrisë jugosllave”, tha ajo. (r.m.)

Please follow and like us: