Kina i pret rrugën aeroplanmbajtëses amerikane
Kina i ka mohuar aeroplanmbajtëses amerikane lejen për të bërë një vizitë në portin e Hong Kongut, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.
Anija e pajisur me raketa bërthamore “USS John C Stennis”, si dhe anijet shoqëruese të saj, nuk u lejua të ankoronte këtë të premte.
Shtetet e Bashkuara deklaruan se vizita e një anijeje tjetër amerikane, “USS Blue Ridge”, do të vazhdojë normalisht.
Debati për praninë ushtarake kineze në detin e Kinës së Jugut ka prekur raportet mes Uashingtonit dhe Pekinit në vitet e fundit.
“Kërkesa për vizitën e anijes me arsenal bërthamor u refuzua pavarësisht një serie vizitash të anijeve amerikane në portin e Hong Kongut”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Bill Urban për “Reuters”.
Anija tjetër “USS Blue Ridge” ankoroi ndërkohë në ishull mëngjesin e së premtes.
Për momentin nga qeveria kineze nuk ka patur një sqarim zyrtar për refuzimin e lejes anijes, e cila prej muajsh po zhvillon një tur në Paqësorin Perëndimor.