Lexon autorja gjermanoshqiptare, Anila Wilms
Ajo do të lexojë pjesë nga romani i saj i njohur “Das albanische Öl oder Mord auf der Strasse des Nordes” (Nafta shqiptare ose vrasja në rrugën e veriut)
Sot, e premte në Hersching vjen për të lexuar shkrimtarja shqiptare-gjermane Anila Wilms. E lindur dhe rritur në Shqipëri, autorja dhe historiania Wilms jeton prej vitesh në Berlin, Gjermani.
Në Hersching ajo do të lexojë pjesë nga romani i saj i njohur “Das albanische Öl oder Mord auf der Strasse des Nordes” (Nafta shqiptare ose vrasja në rrugën e veriut).
Subjekti i romanit zhvillohet në Shqipërinë e viteve 1929: Dy të rinj amerikanë vriten në malësinë vështirë të kalueshme të veriut, shkruan süddeutsche.de. Ndërkaq në kryeqytet vlon nga aktivitetet: Ambasadori amerikan dyshon për një sulm të shërbimeve rivale informative të vendeve që konkurrojnë SHBA-në për interesat e saj të naftës, transmeton albinfo.ch. Sherret lidhur me shkaqet dhe pasojat e vrasjes barten edhe në Parlamentin Shqiptar, ku ato përshkallëzojnë edhe në konflikte me armë…
Një histori e çmendur, e cila në fakt edhe ka ndodhur dhe ka pasur pasoja për politikën botërore.
Leximi fillon në orën 19.30. në përmbyllje do të zhvillohet bashkëbisedim me autoren.albinfo.ch