Albspirit

Media/News/Publishing

Magjia në piano e Iva Zurbos

PJANISTJA 114 vjeçarja interpreton me mjeshtëri akordet dhe tempet e shpejta

Pianistja shqiptare Iva Zurbo,  dhe slovenia Lidija Zupancic kanë interpretuar një Koncert pianistik  në gjimnazin Burgbau të Langerwehe në Gjermani me repertor nga vepra të  Bah, Bethoven dhe List. Katërmbëdhjetevjeçarja Iva Zurba  e cila ka nisur të luajë piano që në moshën pesë vjeçare, nxënëse e Liceut “Jodan Misja” në Tiranë, interpretoi mrekullisht bukur  duke lënë një dëshmi mbresëlënëse të aftësive të saj dhe duke u bërë  njëkohësisht objekt i një shkrimi në gazetën gjermane, “Aachener Nachrichten”.

Në fakt, vajza e re iu përgjigj ftesës së koncert-pianistit dhe mësuesit të muzikës Herbert Koch nga Langerwehe, i cili e njohu atë gjatë pjesëmarrjes së tij si anëtar i një jurie ndërkombëtare. Koch, pa aftësitë  e saj muzikore gjatë përzgjedhjes për ndarjen e çmimit “Pianisti i Ri” për (Eueopean Piano Teachers Association) EPTA në Shqipëri. Atë kohë, ajo u përzgjodh  të luante si soliste së bashku me Orkestrën  e Radio Televizionit Kombëtar, shkruante gazeta gjermane ne artikullin kushtuar pianistes se talentuar  .

Vitin e kaluar, Iva,  debutoi   si soliste me një orkestër gjermane në, kuadër të aktivitetit “Artisti i ri St. Anna”. Ndërsa në koncertin e saj në Gjimanzin-Burgbau interpretoi vepra  nga Bah, Bethoven dhe Liszt.  Që në interpretimin e “Präludium und Fuge in G – Dur” të Bahut, pjesa e parë e vellimit të “Das Wohltemperierte Klvir” (WTK), kompozuar në 1722,  në vlera të njohura për formimin e pianisteve te rinj, ajo tregoi se  dinte t’i luante me mjeshtëri dhe virtuozitet akordet e vështira dhe  tempet e shpejta. Loja mahnitëse  e saj, la mbresë akoma më shumë në interpretimin e vepres se  dytë të zgjedhur prej saj, në “Sonatën D-moll” të  Bethovenit  (1802). Në këtë sonatë ajo tregon si pasazhet  virtuoze e të qeta që alternohen në të  i ka bërë të sajat, duke dhënë ndjesi origjinale të  personalitetit të saj interpretues. Pjesa e njohur  me titullin “Stuhia” (Der Sturm) i shkon mrekullisht për shtat dramës së shekullit 17 te Shekspirit “Stuhia”, duke ju referuar shkrimit të gazetës.

Ishte Fesivali XX Mbarëkombëtar ‘Pianisti i Ri’ Maj 2015 , organizuar nga EPTA-Albania dhe Liceu Artistik ‘Jordan Misja’, ku ajo meritoi dy çmime të rëndësishme, e para që Orkestra Radio Televizionit Shqiptar t’i jepte mundësinë të luante me të  dhe çmimin ‘Cappella Villa Duria’  që i dha mundësinë të marrë pjesë në mastercalin ndërkombëtar ku u evidentua aq sa iu besua interpretimi i Koncertit re minor te W.A. Mozart për piano e Orkestër në tetor të 2015.

Kush është Iva Zurbo

Iva  Zurbo, ka lindur në Tiranë në vitin 2002. Mësimet e para në piano i filloi në moshën 5 – vjeçare. Aktualisht ndjek klasen e tetë në Shkollën Kombëtare Artistike “Jordan Misja” në Tiranë për piano me Pedagogen Valbona Kasaj (Shehu).  Koncertin e parë pianistik e ka dhënë në Korrik të vitit 2008 në sallen e Ministrisë së Kulturës ,Rinisë dhe Sporteve, kur ishte vetëm 6- vjeç.  Është fituese e disa çmimeve  si fituese e çmimit të  II-të në Konkursin Mbarëkombetar te EPTA (Albania) në Vlorë (Maj 2009), fituese e çmimit special në Konkursin “F.Chopin”,organizuar nga Shoqata “F. Chopin” dhe Ambasada e Polonise në Tiranë (Prill 2010), fituese e çmimit të  III-të në Konkursin Ndërkombëtar për pianistët e rinj “Ohrid Pearls” në Maqedoni (Qeshor 2010), fituese e çmimit të III-të në Konkursin Ndërkombëtar “KAUNAS SONORUM” në Kaunas të Lituanisë (Prill 2011), fituese e çmimit “ ABSOLUT” në Konkursin Mbarëkombëtar në Tirane,organizuar nga EPTA (Albania) (Maj 2011), fituese e çmimit të  I-rë në Duo-Pianistike me GJ.Bejko në Tirane, në Konkursin Mbarëkombetar, organizuar nga EPTA (Dhjetor 2011). · Fituese e çmimit te I-rë në Konkursin Nderkombetar “Cita Di Barletta” ITALI (Maj 2012), fituese e çmimit “Lola Gjoka” në Konkursin Kombëtar EPTA Albania (Maj 2012) , fituese e çmimit Absolut ne Duo-Pianistike me E.Shima në Tiranë, në Konkursin Mbarekombëtar,organizuar nga EPTA Albania (Dhjetor 2012) , fituese çmimit Absolut “J.S.Bach”ne Milano ITALI,për grupmoshat 8 – 18 vjeç (Qershor 2013) , fituese e cmimit ABSOLUT ne Duo-Pianistike(Dhjetor 2013) , fituese e çmimit ABSOLUT Cat C ne EPTA Albania(Maj 2014) , fituese e çmimit “A. HAJDU” në EPTA Albania(Qershor 2014) fituese e çmimit “ Orkestra e RTSH” ne EPTA Albania(Qershor 2014)

PJANISTJAIva është pjesemarrëse në Koncertin Recital “Koncertiste te reja” në PIANODROM (Janar 2015) , fituese për herë të dytë e çmimit “Orkestra e RTSH” (Maj 2015) . fituese e bursës masterclas “Villa Capella Duria” Gjermani , pjesemarrëse në Koncertet e organizuara në perfundim të masterclas ne Aachen,Duren dhe Bon, Gjermani (Gusht 2015), pjesmarrëse në Koncert Mozart ne Re minor K 466 , shoqeruar nga orkestra e qytetit Duren,Gjermani (8 Nentor 2015), pjesemarrëse në Piano Recital ne Participated in Piano Recital in Musikhochschule Münster (23 Shkurt 2016,Gjermani) në Koncertin  Recital – 18 Prill 2016, ne Burgau-Gymnasium Düren,Germany, në koncertin Recital – 22 Prilll 2016, në Glashaus la Remise Königswinter ,Germany,në Privat Concert -23 Prill 2016 në Langerwehe, Germany etj.

Për vlerat e saj interpretative ju besua koncerti i dytë me orkestër në Gjermani në tetor të vitit 2016. Shoqata EPTA- Albania i ka  besuar pjesmarrjen e saj ne  Koncertin ‘ Magjia Pianistike’ që do të zhvillohet më  4 Qeshor në Universitetin e Arteve, gjatë edicionit XXI të Festivalit ‘Pianisti i Ri’ 2016. Ky Koncert, përbën një risi në artin e interpretimit pianistik, pasi për herë të parë do të interpretojnë në një koncert pianiste nga 2 duar ne 4, 8 dhe 10 duar së bashku në një e dy pianoforte. Në këtë koncert marrin pjesë dhe nxënësja  Rejsi Prosi, studentja Joinida Lazellari, pianisti koncertist Herton Mikeli, dhe pianisti e dirigjenti i njohur Desar Sulejmani, të gjithë ish fitues të çmimeve të para në Festivalet  ‘ Pianisti i Ri ‘ në 20 edicionet e tij, nga 1995 -2015. Ky koncert është  ideuar nga pianisti dhe dirigjenti Desar Sulejmani, në kuadër të 70 vjetorit të shkollës së parë muzikore, Liceut artistik ‘ Jordan Misja’.

/f.n/

Please follow and like us: