Albspirit

Media/News/Publishing

“Padrejtësitë ndaj shqiptarëve”, më 9 maj protestë masive në Shkup

protesta12-640x486Më 9 maj do të zhvillohet në Shkup një protestë gjithë popullore shqiptare.

Protesta do të mbahet në ditën e përvjetorit të ngjarjeve të Kumanovës, por edhe në Ditën e Evropës dhe do të ketë si qëllim “sensibilizimin e opinionit shqiptar, por edhe të gjithë opinionit tjetër vendor dhe ndërkombëtar, për padrejtësinë që u është bërë në vazhdimësi shqiptarëve, si dhe për të shprehur kundërshtimin ndaj të gjitha proceseve të montuara që janë realizuar gjatë gjithë kësaj kohe ndaj shqiptarëve në këtë vend. Protesta do të jetë pa emblema partiake dhe vetëm me flamur kombëtar shqiptar”, informon Këshilli.

Këshilli Opozitar i fton subjektet politike opozitare shqiptare, organizatat joqeveritare, studentët dhe rininë shqiptare, familjet e të prekurve nga këto procese të montuara, personalitetet e jetës publike, por edhe gjithë popullin shqiptar në Maqedoni, që t’i bashkohen kësaj thirrjeje./INA/

Please follow and like us: