Përparim Kabo thirrje kryeprokurorit: Blloko 40 milionë eurot e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Akademiku Përparim Kabo i ka bërë thirrje kryeprokurorit Adriatik Llala të bllokojë llogaritë 40 milionë euro të gjyqtarëve , dhe shtetarëve të tjerë si para të pajustifikuara nga pagat dhe të ardhurat e tjera.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kabo shkruan se nëse kryeprokurori Llalla do ta kryente një veprim të tillë do ti linte vetes dhe vendit një emër të mirë, në të kundërt ose është si ata/ato ose nuk është i zoti ta bëni atë punë!
Postimi i Përparim Kabos
Thirrje e hapur për zotin Adriatik LLalla, Prokurori Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë.
I nderuar zoti Prokuror, nëse je shqiptar me gen dhe me kontribute atdhetare si edhe keni deklaruar kur u emëruat në atë postë, duke rrëfyer persekucionin e familjes suaj në perjudhën e komunizmit, nëse jeni të vendosur që të luftoni krimin dhe korrupsionin si edhe jeni shprehur herë pas herë, nëse e ndjeni veten se më në fund përball shikimit të fëmijëve të tu jeni një baba i ndershëm, Ju kërkoj publikisht si qytetar që të bllokoni llogaritë 40 milion euro të gjyqtarëve prokurorëve dhe shtetarëve si edhe është deklaruar nga organi kompetent, si para të pajustifikuara nga pagat dhe të ardhurat e tjera.
Në se Ju do ta bëni këtë veprim ligjor dhe do nisni hetimin Ju do t’i lini vetes dhe vendit një emër të mirë, nëse nuk e bëni atëhere zgjidh e merr, ose jeni si ata/ato ose nuk jeni i zoti ta bëni atë punë!
Në këtë jetë dy gjëra ka ose nderi ose turpi…jeni në momentet e fundit që të zgjidhni!
Në pritje dhe me durim
Përparim Kabo
29 prill 2016