Albspirit

Media/News/Publishing

Revista amerikane “Paste Magazine”, rendit Sarandën mes destinacioneve më të bukura në Ballkan

saranda Revista e përmuajshme amerikane online, “Paste Magazine”, ka përzgjedhur Sarandën mes destinacioneve ujore më të bukura në Ballkan.

Në pjesën e parë të artikullit për promovimin e resurseve turistike në Europën Juglindore, Paste Magazine shkruan se “Shqipëria është një vend që sapo ka hyrë në skenën e turizmit ndërkombëtar, por e ka nisur me vrull për shkak të plazheve të saj të virgjëra dhe ujërave shumë të pastra përgjatë bregdetit të saj thyer të Jonit dhe Adriatikut. E izoluar nga pjesa tjetër e botës nën sundimin 40-vjeçar të liderit komunist Enver Hoxha, ajo që vendit i mungon në infrastrukturë, e zëvendëson me mikpritjen dhe plazhet e paprekura”.

Ndërsa e ndan vetëm një rrip i ngushtë deti nga ishulli grek i Korfuzit, Saranda, citohet më tej, është fillimi i një parku kombëtar mahnitës, që përbën kufirin jugor të Shqipërisë me Greqinë.

Qyteti është po aq i bukur sa edhe i largët, me aeroportin më të afërt ndërkombëtar dy orë larg udhëtim me traget, në Korfuz ose një udhëtim me makinë nëpër një rrugë plot kthesa pesë orë larg kryeqytetit të vendit, Tiranës.

Më tej, revista përshkruan se Saranda është ndoshta qyteti më i bukur bregdetar i Shqipërisë dhe një vend i gjithanshëm për t’u çlodhur apo për festa, ajo gjithashtu shërben si një bazë e përkryer për udhëtime ditore.

“Sigurohuni të ndërmerrni aventura. Rezervoni udhëtimin me kompaninë e specializuar  “Our Own Expeditions”  në Parkun Kombëtar të Butrintit, fshatin turistik  të Ksamilit  dhe në burimin natyror 45 metra të thellë, I njohur si “Syri i Kaltër””, përfundon artikulli për Sarandën .

Please follow and like us: