Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria në Festivalin e Gjuhës dhe Kulturës, ja mesazhi i Obamës (VIDEO)

IFLC ObamaPresidenti amerikan, Barak Obama, ka dhënë një mesazh të veçantë me shkrim në Festivalin e 14-të Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës që u mbajt në Uashington.

Në mesazhin e tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë mes të tjerash u shpreh: “Ndërkohë që ju bëheni bashkë për të vlerësuar  mozaikun kulturor që i jep formë botës ku ne jetojmë dhe për të formuar lidhje të reja miqësie mes njerëzve, nuk më mbetet veçse t’ju shpreh përgëzimet më të ngrohta”.

Fjala e plotë e presidentit:

“Kulturat e pasura dhe historitë e njënjëshme të shoqërisë sonë si planet janë jetësuar përmes kërcimesh magjepsëse dhe interpretimesh joshëse. Festivale si ky, duke na shpërfaqur tradita nga më të ndryshmet, të cilat e bëjnë të veçantë trashëgiminë e secilit prej nesh, na shtyjnë edhe njëherë që të dëshmojmë se ç’shpresa e ç’bukuri mund të lindin prej këngëve të gjithpërfshirjes. Përpjekja juaj për të bashkuar të rinj nga e gjithë bota reflekton pikërisht forcën që ka në fakt njerëzimi për të kapërcyer çdo lloj ndasie. Ju uroj më të mirat në bashkimin tuaj për të kremtuar mozaikun kulturor që është bota jonë dhe për të farkëtuar hallka të miqësisë”.

http://abingmedia.com/embed/1101567/

Në këtë edicion të zhvilluar në Washington merrte pjesë edhe Shqipëria.

http://abingmedia.com/embed/1101568/

Edicioni i sivjetshëm, ku morën pjesë 2500 nxënës nga 160 vende, u prezantua nga aktori i mirënjohur Andi Garsia.

Një nga edicionet e këtij festivali u zhvillua edhe në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, më 2 prill të këtij viti.

Please follow and like us: