Albspirit

Media/News/Publishing

S’ka qetësi në familjen e miliarderëve

Theo Albrecht jun. / Babette AlbrechtShumë pak dihet për ta! Ajo që dihet me saktësi është se familja e tyre është nga më të pasurat në botë dhe më e pasura në Gjermani. Bëhet fjalë për familjen Albrecht. Vëllezërit Karl dhe Theo Albrecht themeluan këtu e një shekull më parë rrjetin e supermarketeve ‘Aldi’. Por për familjen nuk dihet shumë. Të dy vëllezërit kanë vdekur, Theo në vitin 2010 dhe vëllai i tij, Karl në vitin 2014. Megjithatë, ceremonitë u zhvilluan në mënyrë shumë sekrete. Që kur Theo-n e patën rrëmbyer në vitin 1971 për disa ditë, familja erdhi duke u mbyllur. Theo u lirua pas 17 ditësh pasi pagoi një gjobë prej shtatë milionë marka. Autoritetet i kapën rrëmbyesit, por vetëm gjysma e parave u sekuestrua. Ekziston publikisht vetëm një foto e dy vëllezërve, e bërë në vitin 1987. Por duket se në parajsën e Aldi-t kanë nisur trazirat. Sipas Spiegel, djali i Theo Albrecht, që quhet po ashtu Theo, kërkon që të largojë nga kompania gjigande vejushën e vëllait të tij, Berthold, bashkë me pesë fëmijët. Ai i ka shkruar një letër Babette Albrecht, duke i thënë se po kthehet në një barrë për kompaninë.“Nëse nuk je gati që të ndash interesat e tua personale nga ato të kompanisë, duhet të përgatitesh që të ndahesh me ne”, thuhet në letër. “Ti dhe fëmijët do keni mundësi të bëni një jetë të mirë të financuar nga Aldi, vetëm nëse ndahesh nga interesat e tua në kompani”. Theo Albrecht Junior dhe mamaja e tij, Cilly, gruaja e themeluesit të ndjerë, Theo, ankohen se vejusha e të birit po përpiqet që të tërheqë shumë para nga kompania. Por vejusha e Berthold e mohon këtë. Sipas saj, qëllimi i Theo-s është që të zhdukë nga kompania pjesën që i takon vëllait. Një betejë ligjore duket se ka nisur dhe deri më tani janë depozituar disa padi, raporton Spiegel.

Please follow and like us: