Snapchat po e kalon Facebook

Përdoruesit e Snapchat po bëjnë gjithnjë e më shumë video në aplikacionin e rrjetit social çdo ditë, thotë kompania. Snapchat thotë për Bloomberg se tani aplikacioni ka rreth 10 miliardë video në ditë. Kjo është një shifër mbresëlënëse për kompaninë, e cila filloi biznesin si një mënyrë e thjeshtë për të shpërndarë me miq selfie që zhduken. Kompania kishte rreth 4 miliardë video në ditë vitin e kaluar, dhe ky numër kërceu në 6 miliardë në nëntor dhe 8 miliardë në shkurt. Siç duket, lufta për video mes Facebook dhe Snapchat po zhvillohet ashpër, por se Snapchat po sheh më shumë aktivitet tek videot sesa Facebook.