Plagoset me mjete prerëse 27- vjeçari pas një konflikti te sheshi “Shqiponja”

Një 27-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 19:45 në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë sheshit “Shqiponja”.
Blutë sqarojnë se ka patur një konflikt të çastit me mjete prerëse, si pasojë e të cilit është plagosur lehtë shtetasi M. N, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ai është dërguar në QSUT për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.
Please follow and like us: