Albspirit

Media/News/Publishing

Ushqimet e preferuara të diktatorëve 

Ata ishin të fuqishëm gjithsesi që kishin ekipe të mëdha njerëzish që punonin për dëshirat e tyre. Këtu me patjetër hyn ushqimi, që përgatitje enkas për ta e provohej paraprakisht nga të tjerët, që të sigurohej se gjithçka ishte në rregull.

Në librin e ri “Dictators’ Dinners: A Bad Taste Guide to Entertaining Tyrants”, dy autoret Victoria Clark dhe Melissa Scott, japin gjëra interesante e të pazbuluara më herët, rreth mënyrave të të ushqyerit të diktatorëve, transmeton Klan Kosova.

he-had-a-team-of-women-make-sure-all-the-rice-grains-served-to-him-were-identical

Kim Jong II, babai i Kim Young Un, që ishte lideri suprem i Koresë së Veriut nga viti 1994 deri në vitin 2011, parapëlqente të hante supë me mish peshkaqeni dhe supë me mish të qenit, pasi që besonte se këto ushqime i jepnin imunitet dhe burrëri. Kur hante oriz, ai kishte një ekip të përbërë nga gratë detyra e të cilave ishte t’i zgjidhnin të gjitha kokrrat e orizit identike.

hitler-had-a-team-of-15-food-tasters-if-none-of-them-dropped-dead-after-45-minutes-then-the-food-would-be-considered-ok-to-eat

Hitleri ishte vegjetarian dhe në fund të jetës së tij, kishte ngrënë vetëm patate dhe supë. Vegjetarianizmi i tij i atribuohet arsyeve te tija ideologjike mirëpo po ashtu thuhet se ai u bë vegjetarian për shkak se ishte i bindur se një program ushqimor pa mish, do t’i ndihmonte ta luftonte kapsllëkun. Hitleri kishte 15 shijuese ushqimi. Nëse asnjëra prej tyre nuk vdiste 45 minuta pasi ta kishte shijuar ushqimin e Hitlerit, konsiderohej se ai ishte i sigurt. Ndërsa, Josef Stalini e preferonte ushqimin tradicional të Gjeorgjisë. Kjo kuzhinë përfshinë arrat, hudhrat, shegat dhe verën. Njëri ndër shefat personalë të kuzhinës së Stalinit, ishte gjyshi i Vladimir Putinit, Spiridon Putin.

one-of-stalins-personal-chefs-was-vladimir-putins-grandfather-spiridon-putin

Benito Musolini, i adhuronte hudhrat dhe mendonte se ushqimi francez ishte “i pavlerë”. Atij i pëlqente që të hante me familjen e tij. Të gjithë duhet të ishin të ulur para se ai të arrinte.

mussolini-liked-to-eat-at-home-with-his-family-everyone-had-to-be-seated-before-his-arrivalbenito-mussolini-loved-garlic-and-thought-french-food-was-worthless

 

Please follow and like us: