Vështrim i shkurtër mbi Mbretin Zog
Ekzistojnë dy gjykime mbi mbretin Zogu i Parë, mbret i Shqipërisë nga viti 1928 deri më 15 prill 1939 kur një delegacion i Parlamentit shqiptar i dorëzoi Viktor Emanuelit kurorën e Skenderbeut dhe ai pranoi të quhej Mbret i Italisë dhe Shqipërisë dhe Perandor i Ethiopisë. Me atë akt e me atë deklarim Zogu s’qe më mbret aq më tepër qe larguar nga Shqipëria drejt Greqisë duke braktisur si fronin mbretëror si shtetin, por duke marrë me vete një pjesë të mirë të thesarit të shtetit, sikur ta kishte pronë të familjes së vet, por duke marrë me vete mbretëreshën Xheraldinë që sapo kishte lindur një djalë, të cilit i kishin vënë mërin Lekë, me shpresë t’i ngjante Aleksandrit të Madh të Antikitetit dhe vrapin e la në Stamboll, ne vendin ku ishte rritur, edukuar dhe shkolluar. Shkoi në Turqi se gjuhën turqishte e dinte, e po ashtu zakonet dhe traditat, mirpo u shgënjue se Sulltani i fundit Abdyl Hamiti nuk e lejoi të merrej me veprimtari politike të cfardollojshme, e cila e dëshpëroi Zogun pa masë saqë ai vendosi ta braktiste vendin që e adhuronte aq shumë. Familja mbretërore vazhdoi rrugën nëpërmjet Rumanisë, Polonisë, Lituanisë dhe pastaj nga vendet Skandinave zbarkoi në Belgjikë, pastaj në Francë. Në qershor të vitit 1940 meqë Parisi po kërcënohej nga pushtimi nazist, ai dhe familja e tij shkuan në Angli, ku kaluan gjashtë vjet, deri sa e ftoi Faruku mbreti i Egjyptit më 1946. Sikurse dihet në Egjipt mbretu mor me kontrabandën e armëve duke përfituar nga ligji se pakot, valizhet e mallërat që merrnin legatat dhe ambasadat e huaja nuk kontrolloheshin dhe as nuk paguanin taksë në doganë, Tani kushdo mun të pyesë, po a i ka hije një mbreti të merret me kontrabandë? Kur është puna për të fituar para askush nuk pyet për vogëlsira të tjera, sikurse ç’ka është e hijshme dhe e pa hijshme. Pak më lart thashë se egzistojnë dy gjykime mospajtuese midis tyre për mbretin Zog dhe mbretërimin e tij, Njëra që e lartëson si mbret përparimtar, që vuri themelet dhe ngriti shtetin shqiptar, sikurse mtojnë zogistët dhe legalistët e tok me ta edhe dhe tjetra që ai ishte një autokrat që qeverisi në mënyrë autarqike duke lënë një trashëgim shumë të keq. Ish Presidenti Berisha e ka nderuar aq shumë sa që i ngriti dhe një monument madhështor në mes të Tiranës, por kjo as ndryshoi as nuk e shtoi adhurimin apo dashurinë e popullit kundrejt ish mbretit zog, sepse mbi atë vetë rëndojnë krime të rënda, sikurse vrasja e një intelektuali të shquar dhe të një figure të madhe politike sikurse Luigj Gurakuqi, të cilin e vrau në Itali. Dhe ai nuk është e vetmja viktimë. Zogu apo klika e tij t vranë në Selenik edhe patriotin e shquar Hasan Prishtinën. Zogu dhe vasalët e tij vranë edhe heroin legjendar të Tropojës dhe gjithë malësisë Bajram Currin te Shpella e Dragobisë. Po sjellim disa vargje nga Fan Noli, kushtuar luftëtarit Bajram Curri.
“Thonë u shtrim e thonë u vra,
Por ti s’vdiqe or baba,
As te Shpellë e Dragobisë,
As te zemra e djalërisë.
Një studiues amerikan Owen Pearson ka shkruar një libër me fakte e të dhëna ineteresante me titull ‘Albania and king Zog’ me nëntitullin ‘Independence, Republic and Monarchi 1908-1939’. Shqipëria ishte parodia apo karikatura e një shteti demokratik në Europë ku qeverisnin feudalët dhe bajraktarët e tipit të Lalë Krosit, të cilin poeti popullor e ka stigmatizuar vetëm me dy vargje: Lalë Kros, o Lalë Kros, vetë shkruan, vetë vulos. Asnjeri s’të thotë mos!
New York. E enjte 28 prill 2016