Albspirit

Media/News/Publishing

Ortodoksët e krishterë festojnë Pashkët

 

Miliona ortodoksë të krishterë në mbarë botën festojnë sot Pashkët; festën e tyre më të rëndësishme fetare. Ringjallja e Krishtit në të dielën e Pashkëve festohet në 70 vende të botës, sipas kalendarit Julian. Në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përcjellur meshën e veçantë të mesnatës së Pashkëve. Këtë vit, kalendari i katolikëve romanë dhe i protestantëve shënoi Pashkët në muajin mars, sipas kalendarit Gregorian, përderisa Kishat Ortodokse festojnë Pashkët duke e përdorur kalendarin më të vjetër Julian.

Please follow and like us: